Kërkohet paraburgimi i një shtetaseje italiane për drogë dhe para të falsifikuara

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarës D.G.E., shtetase italiane, e cila dyshohet për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve” si dhe “falsifikim të parasë”.

Sipas Prokurorisë, më 19 nëntor 2025, në pikën kufitare Hani i Elezit, gjatë kontrollit të valixhes së saj në një autobus që vinte nga Shkupi, Njësia Anti-kontrabandë e Doganës dhe policia kufitare kanë gjetur disa qese me substanca narkotike të llojeve të ndryshme, përfshirë Methaphetamine, Mephodrone dhe GBL, si dhe pajisje për përdorim droge.

Po ashtu, tek e njëjta janë gjetur 200 euro në kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.

Të ngjashme