Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, diskutuan për zgjedhjet e parakohshme

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, znj. Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.

Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik.

Të ngjashme