Zjarri i lokalizuar në Ferizaj, vijojnë punimet për shuarje të plotë

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Ekipet e zjarrfikësve të Ferizajt dhe komunave përreth kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe po vazhdojnë punën intensive për shuarjen e tij, të mbështetur edhe nga kompani private me autobetonierë.

Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se njësitë policore janë ende në vendngjarje, duke menaxhuar situatën dhe sigurinë e zonës. Në terren gjenden edhe ekipet e KEDS-it, eksperti i zjarreve dhe përfaqësues të Komunës së Ferizajt e Shërbimeve Publike, të cilët po koordinojnë veprimet me institucionet përgjegjëse.

Hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke u zhvilluar nën autorizimin e prokurorit të shtetit, por ende nuk janë bërë të ditura.

Të ngjashme