Arian Tahiri i drejtohet votuesve të tij: Faleminderit që më keni dhënë mbështetje, besim dhe forcë në çdo hap

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri, ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë në garën e tij për kryetar të komunës.

Tahiri në një postim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se do të vazhdon angazhimin.

“Çdo fjalë, çdo shikim dhe çdo dorë e shtrirë më ka dhënë energji për të vazhduar më tej. Unë jam i vendosur të angazhohem me gjithçka që kam, me ideal, sinqeritet dhe përkushtim për një lidership të ri, të drejtë dhe të udhëhequr nga dashuria për qytetarët dhe për vendin tonë. Mirënjohja ime është e pafund dhe rrugëtimi ynë vazhdon bashkë!”.

Të ngjashme