Autobusët e “Trafikut Urban”, ndryshe nga protesta e djeshme, sot kanë gjetur një mënyrë tjetër të shprehjes së pakënaqësisë, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë “rrethuar” Komunën e Prishtinës dhe Qeverinë e Kosovës, kjo një formë tjetër e protestës, meqë nga dita e hënë kanë ndërprerë qarkullimin si shkak i mospagesës.
Ndonëse përfaqësuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë u takuan dje me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, nuk u arrit një marrëveshje.







