Fushata “16 Ditët e Aktivizmit” në UP: Fokus në informimin e studentëve për ngacmimin seksual

Prishtinë | 25 Nën 2025 | 11:47 | Nga Diellza Gashi

Artpolis, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Parlamentin Studentor dhe me përkrahje të UNFPA-së, ka nisur fushatën ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” përmes aktiviteteve informuese të dedikuara studentëve të UP-së përmes synohet krijimi i një mjedis universitar më të sigurtë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj fushate, janë zhvilluar sesione informuese mbi Rregulloren e UP-së për Mbrojtjen nga Ngacmimi dhe Ngacmimi Seksual, ndërsa studentëve u është prezantuar një poster me QR code që mundëson qasje të shpejtë në informacionet kryesore të rregullores dhe procedurat e raportimit.

Kryetarja e Parlamentit Studentor dhe asistentja kreative në Artpolis, Drilona Hamiti, tha se kjo nismë synon krijimin e një mjedisi universitar “të sigurt, të dinjitetshëm dhe pa ngacmime”, duke rritur qasjen e studentëve në mekanizmat e mbrojtjes dhe raportimit.

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, organizata Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës dhe mbeshtetje te UNFPA ka zhvilluar sesione të ndryshme informuese për studentët e UP-së lidhur me Rregulloren e UP-së për Mbrojtjen nga Ngacmimi dhe Ngacmimi Seksual. Gjatë kësaj fushate, ekipet e Artpolis dhe Parlamentit Studentor kanë punuar për t’i prezantuar studentëve tri informacionet kryesore të kësaj rregulloreje në mënyrë të qasshme dhe praktike. Për këtë arsye, është krijuar një poster me QR code, përmes të cilit studentët mund të qasen lehtësisht në: Shpjegimin e qartë të asaj çfarë përbën ngacmimi dhe ngacmimi seksual. Ky mjet informues synon ta bëjë procesin e informimit dhe raportimit më të shpejtë, më të sigurt dhe më të arritshëm për secilin student, duke ofruar qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha burimet e nevojshme. Artpolis dhe Parlamenti Studentor i UP mbeten të përkushtuar në krijimin e një mjedisi universitar të sigurt, të dinjitetshëm dhe pa ngacmime, duke vazhduar punën drejt fuqizimit të studentëve dhe përforcimit të mekanizmave të raportimit”, deklaroi ajo.

Të ngjashme