Arrestohet një person, iu gjetën 43 thika, 2 boka hekurit e dy shufra metalike që dyshohet që ua shiste të miturve

Prishtinë | 28 Nën 2025 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Prishtinë, meqenëse atij iu gjetën 43 thika, 2 boka të hekurit dhe 2 shufra metalike të cilat dyshohet se ua shet të miturve.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  për shkak se tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 43 thika, 2 boksa të hekurit, 2 shufra metalike të cilat dyshohet se i njëjti ua shet personave të mitur. Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme