Ministrja në detyrë e Ekonomisë Artane Rizvanolli teksa ka folur për tregun e lireë ë të energjisë, e ka quajtur Odën Ekonomike të Kosovës akter politik opozitar, që sipas “muhabeteve” që ajo thotë t’i ketë dëgjuar OEK po iu bënë thirrje bizneseve që të mos aplikojnë në një grant që kap vlerën deri 25 mijë euro, raporton Ekonomia Online.
“Kemi hapur një thirrje për grante deri në 25 mijë euro ku të drejtë aplikimi kanë të gjithë prodhuesit vendor por përparësi kanë ndërmarrjet në treg të liberalizuar. Çfarë kam dëgjuar dhe çfarë po përflitet OEK në rolin e një akteri politik opozitar është duke i inkurajuar kompanitë që të mos marrin pjesë në skemën e granteve. Unë ju bëjë thirrje të gjitha kompanive prodhuese që kanë dalë në treg të energjisë që të aplikojnë në grante deri në 25 mijë euro ne efeçiencë të energjisë, ose për sisteme solare, ose izolim të ndërtesave”, tha Rizvanolli në konferencën për media.