Merakli të basketbollit, bëhuni gati për spektakël në Pejë e Gjakovë

Prishtinë | 07 Dhj 2025 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Palestrat sportive “Shani Nushi” në Gjakovë dhe “Karagaq” në Pejë do të jenë arenat e dy superndeshjeve basketbollistike që do të zhvillohen sot e që po ashtu do të transmetohen drejtpërdrejtë në kanalet sportive të platformës Artmotion.

Me fillim nga ora 17:00, Trepça do të jetë mysafire e Vëllaznimit, duke synuar edhe një fitore tjetër.

Trepça-Vëllaznimi, do të jepet në Sport 2, njofton Klankosova.tv.

Derisa vëmendja kryesore do të jetë në përballjen mes Yllit dhe Pejës.

Kjo lojë nis nga ora 19:30, e transmetohet po ashtu në Sport 2

Të ngjashme