Ish-futbollisti i njohur belg, Glen De Boeck, ka vdekur mbrëmjen e së dielës në moshën 54 vjeçare.
Ish-qendërmbrojtësi kishte pësuar hemorragji të madh në tru, të premtën në shtëpi, pas të cilës ra në koma të thellë, konfirmoi familja e tij.
Ai luajti 280 ndeshje për Anderlechtin, duke arritur t’i fitoi tri tituj të kampionit (2000, 2001 dhe 2004).
De Boeck gjithashtu e veshi 34 herë fanellën e kombëtarës së Belgjikës, në Kupën e Botës 1998 në Francë dhe Kupën e Botës 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut.
Në shkurt të vitit 2005, ai u detyrua t’i jepte fund karrierës së tij aktive për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.
54 vjeçari, pati edhe një karrierë goxha të pasur si trajner.
Ylli belg, drejtoi klubet si Cercle Brugge në vitin 2007, ndërsa më pas vazhdoi të punojë në Germinal Beerschot, VVV Venlo, Beveren, Mouscron, KV Kortrijk dhe Lokeren.
Në vitin 2023, ai u kthye në KV Kortrijk, ku do të kalonte nëntë ndeshjet e tij të fundit si trajner.