Xhamitë e shkatërruara në Kosovë dhe Bosnje gjatë viteve ’90, Kurti: Krim kundër njerëzimit

Prishtinë | 18 Dhj 2025 | 14:35 | Nga Diellza Gashi

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, ka organizuar ekspozitën me fotografi “Kujtesa në fotografi – xhamitë e shkatërruara në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë gjatë viteve ’90 – sakralocid i planifikuar”, e cila dokumenton shkatërrimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore gjatë luftërave të viteve ’90, e ku pjesë mori edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Nga aty Kurti tha se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për dokumentimin e dëmeve dhe kërkimin e drejtësisë dhe dëmshpërblimit për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, duke rikujtuar se gjatë viteve 1998–1999 janë shkatërruar 1.788 monumente, përfshirë 218 xhami dhe 11 teqe.

“Në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës, shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore gjatë këtij luftimi është përshkruar si krim kundër njerëzimit. Në fund të vitit 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për të realizuar drejtësinë për shkatërrimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Një komision i përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë ka dokumentuar zyrtarisht dëmet dhe humbjet, duke hapur rrugën për kërkesën tonë për drejtësi dhe dëmshpërblim. Sipas këtij raporti, në periudhën 1998–1999 janë shkatërruar 1.788 monumente të trashëgimisë kulturore; mbi 3.724 artefakte muzeale janë plaçkitur nga koleksionet e muzeve publike në Kosovë; si dhe janë shkatërruar 175 biblioteka publike me mbi 1.7 milion libra. Nga 1788 monumente të shkatërruara, të paktën 500 janë kulla banimi, 218 xhami dhe 11 teqe, 17 kisha katolike, si dhe Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë proces të rëndësishëm dokumentimi, Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur një rol të veçantë. Ajo ka kontribuar me informacione me vlerë mbi shkatërrimin e trashëgimisë kulturore islame. Gjatë historisë, Bashkësia Islame është dëshmuar si një shtyllë e rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, fetare dhe kulturore në vendin tonë. Kjo ekspozitë, e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe e Bosnjë e Hercegovinës, ka një rëndësi të veçantë sepse dokumenton qartë dhe bindshëm shkatërrimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore si pjesë e një strategjie të qëllimshme për fshirjen e identitetit kulturor dhe historik të popullit tonë. Gjatë historisë, Bashkësia Islame është dëshmuar si një shtyllë e rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, fetare dhe kulturore në vendin tonë. Kjo ekspozitë, e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe e Bosnjë e Hercegovinës, ka një rëndësi të veçantë sepse dokumenton qartë dhe bindshëm shkatërrimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore si pjesë e një strategjie të qëllimshme për fshirjen e identitetit kulturor dhe historik të popullit tonë. Gjatë historisë, Bashkësia Islame është dëshmuar si një shtyllë e rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, fetare dhe kulturore në vendin tonë. Kjo ekspozitë, e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe e Bosnjë e Hercegovinës, ka një rëndësi të veçantë sepse dokumenton qartë dhe bindshëm shkatërrimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore si pjesë e një strategjie të qëllimshme për fshirjen e identitetit kulturor dhe historik të popullit tonë. Gjatë historisë, Bashkësia Islame është dëshmuar si një shtyllë e rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, fetare dhe kulturore në vendin tonë. Kjo ekspozitë, e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe e Bosnjë e Hercegovinës, ka një rëndësi të veçantë sepse dokumenton qartë dhe bindshëm shkatërrimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore si pjesë e një strategjie të qëllimshme për fshirjen e identitetit kulturor dhe historik të popullit tonë.

Gjatë historisë, Bashkësia Islame është dëshmuar si një shtyllë e rëndësishme për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, fetare dhe kulturore në vendin tonë. Kjo ekspozitë, e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe e Bosnjë e Hercegovinës, ka një rëndësi të veçantë sepse dokumenton qartë dhe bindshëm shkatërrimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore si pjesë e një strategjie të qëllimshme për fshirjen e identitetit kulturor dhe historik të popullit tonë. Duke dokumentuar faktet, shifrat dhe shembujt konkretë, kjo ekspozitë shërben si kujtesë kolektive, si dëshmi historike dhe si një thirrje e fuqishme që krimet kundër trashëgimisë kulturore të mos relativizohen, të mos harrohen dhe që ndaj tyre të veprohet me përgjegjësi dhe drejtësi. Ruajtja e kujtesës, dokumentimi i së vërtetës dhe kërkimi i drejtësisë përbëjnë detyrime të përhershme të shtetit tonë”, ka deklaruar Kurti.

Muftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, tha se ekspozita pasqyron një kapitull të dhimbshëm të historisë së përbashkët të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, duke theksuar se shkatërrimi i objekteve fetare ishte pjesë e një projekti të qëllimshëm për zhdukjen e identitetit kulturor dhe shpirtëror të popujve autoktonë.

“Aktiviteti i sotëm përfaqëson një kapitull të dhimbshëm të historisë sonë të afërt, një histori që i ka bashkuar dy popujt tanë në përjetimin e vuajtjeve, të dhunës së organizuar dhe të krimit shtetëror në dëm të tyre. Fjalën e kemi për agresionin serb në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe për luftën në Kosovë, dy procese historike të dhunshme që, ndonëse të zhvilluara në hapësira të ndryshme gjeografike, u drejtuan nga i njëjti projekt ideologjik dhe politik i të njëjtit regjim shtetëror serb, i konceptuar për të ushtruar dhunë strukturore dhe sistematike ndaj të gjithë atyre që perceptoheshin si ‘të tjerë’ dhe si pengesë për realizimin e objektivave të tij politike. Në të dyja rastet, si në Bosnjë dhe Hercegovinë ashtu edhe në Kosovë, ky regjim synoi zhdukjen fizike, kulturore dhe shpirtërore të popujve autoktonë nga trojet e tyre shekullore, me qëllim krijimin e një hapësire etnikisht të pastër serbe: Bosnjë pa boshnjakë myslimanë dhe Kosovë pa shqiptarë. Ky projekt, i njohur botërisht si projekti i “Serbisë së Madhe”, u realizua përmes mjeteve më brutale të dhunës shtetërore. Ne jemi dëshmitarë të asaj që ndodhi si në Bosnjë dhe Hercegovinë, ashtu edhe në Kosovë. Në Bosnjë, forcat serbe tentuan të zhduknin praninë boshnjake përmes formave më ekstreme të dhunës: ekzekutimeve masive, vrasjeve sistematike, dhunimeve dhe terrorit mbi popullatën civile, duke kulmuar me gjenocidin e Srebrenicës – një nga krimet më të rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Në Kosovë, në përpjekje për ta realizuar të njëjtin projekt kriminal, përveç vrasjeve dhe masakrave mbi civilët, u aplikua edhe politika e spastrimit etnik përmes dëbimit masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre, duke përdorur metodën e njohur të “tokës së djegur”.

Në këtë ndërmarrje kriminale, e cila u krye nga fqinjët tanë, forcat serbe, përveç dhunës fizike, vrasjeve, ekzekutimeve, dëbimeve dhe shkatërrimit të jetës njerëzore, ndërmorën edhe një fushatë të gjerë të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare. Në kuadër të këtij projekti me përmasa gjenocidale, objektiva të veçanta u bënë edhe objektet fetare islame. Kështu, forcat serbe, me synimin për të fshirë çdo gjurmë të pranisë shqiptare në Kosovë dhe çdo gjurmë të pranisë boshnjake në Bosnjë dhe Hercegovinë, rrënuan dhe shkatërruan objekte sakrale dhe monumentale me vlera të jashtëzakonshme historike, arkitektonike dhe identitare.  U shkatërruan xhami shekullore, shumë prej tyre unike dhe të pazëvendësueshme, çarshi historike me rëndësi identitare, medrese, biblioteka, arkiva dhe institucione të tjera arsimore e kulturore, themelet e të cilave ishin vakëfe të themeluara nga shqiptarë dhe boshnjakë, nga ulema, dijetarë dhe bamirës të ndritur të të dy popujve tanë”, deklaroi Tërnava.

Sipas tij, gjatë viteve ’90 u shkatërruan gjithsej 832 xhami në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Pa synuar që të ndalemi në statistika, nga ekspozita që do ta vizitoni sot do të bëhet e qartë se gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, në vendet tona – fillimisht në Bosnjë dhe Hercegovinë e më pas në Kosovë, hapësira këto që i përkasin Evropës dhe qytetërimit evropian – u shkatërruan gjithsej 832 xhami, pa i përfshirë këtu objektet e tjera fetare dhe kulturore. Nga ky numër, 218 xhami u shkatërruan në Kosovë, ndërsa 614 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Këto shifra, sado që nuk e përfshijnë të gjithë spektrin e dëmeve të shkaktuara, flasin qartë dhe pa ekuivok për përmasat e dhunës sistematike dhe për natyrën e krimeve me të cilat u përballën popujt tanë gjatë asaj periudhe. Fushata shkatërrimtare e forcave serbe u zhvillua pa respektuar asnjë normë morale, juridike apo ndërkombëtare. U injoruan të gjitha konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e objekteve fetare dhe kulturore. U shkatërruan, u dogjën, u minuan dhe u granatuanqendra historike dhe çarshi identitare të qyteteve të Kosovës, si Çarshia e Pejës, Çarshia e Gjakovës, Çarshia e Vushtrrisë, kompleksi i kullave në Junik, Deçan, Nivokaz dhe në shumë zona të tjera anembanë Kosovës, ku çdo gjë që doli përpara u dëmtua ose u shkatërrua rëndë. U shkatërruan xhamitë monumentale si Xhamia e Bajrakalisë në Pejë, Xhamia e Hadum Agës në Gjakovë, medresetë historike të Gjakovës, Xhamia e Llapit në Prishtinë, xhamitë monumentale të Vushtrrisë, si dhe xhamitë në Mitrovicë, ndër to edhe Xhamia e Ibrit, e cila, sikurse edhe disa xhami të tjera, u shkatërrua deri në themele dhe trualli i saj u rrafshua me ekskavatorë, me qëllim që të zhdukej çdo gjurmë e pranisë shqiptare dhe myslimane në këto troje. E njëjta praktikë u ndoq edhe në vendbanimet rurale, ku u shkatërruan xhami shekullore, mesxhide, teqe, kulla tradicionale, shtëpi dhe qindra objekte të tjera me vlera kulturo-historike, të cilat nuk do t’i kemi kurrë më”, theksoi ai.

Të ngjashme