Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka shkruar se Qosja ishte një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh.
“Rexhep Qosja ka qenë një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh. Puna e tij do të ndihmojë në formimin e mendjeve dhe kontributeve të brezave që do të vijnë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, kolegëve dhe lexuesve të tij në të gjithë Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar ambasadori britanik.