Kryeziu falënderon Vushtrrinë: Do të jem zëri i gjithë qytetit në Kuvend

Prishtinë | 20 Dhj 2025 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qendrim Kryeziu, ka falënderuar qytetarët e Vushtrrisë për mbështetjen e dhënë, duke u zotuar se do të jetë zëri i të gjithë qytetit në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeziu ka theksuar se përfaqësimi i tij nuk do të kufizohet vetëm në një kategori të caktuar, por do të përfshijë të gjithë qytetarët e Vushtrrisë.

“Do të jem zëri i secilit, jo vetëm i Çlirimtarëve, por i gjithë qytetit të Vushtrrisë”, ka shkruar ai.

Ai ka shprehur falënderim të veçantë për tifogrupin “Forca” dhe Klubin e Futbollit Vushtrria, duke vlerësuar përkrahjen e vazhdueshme që, sipas tij, ia japin në çdo ndeshje.

“Në veçanti falënderoj tifogrupin Forca dhe Klubin e Futbollit Vushtrria, të cilët në asnjë ndeshje nuk ma harrojnë dajalokin 💙 30 EM!”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngjashme