Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Elmi Reçica, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe takimesh elektorale në kuadër të fushatës zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e arsimit si dhe mobilizimin qytetar për ndryshim, në mbështetje të kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër.
Në një postim në rrjetet sociale, Reçica ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të hapur me punonjës të arsimit, ku ka vënë në pah rolin e tyre në ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
“Takim i hapur dhe domethënës me punonjës të arsimit, ku theksova rëndësinë e rolit të tyre në ndërtimin e së ardhmes së Kosovës. Me Bedri Hamzën kryeministër, arsimi do të ketë prioritet real përmes rritjes së pagave, kushteve dinjitoze të punës dhe investimeve në shkolla moderne. Bashkë. Përpara.”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar postimin me hashtagët “#PDK130” dhe “#BedriHamzakryeminister”.
Reçica ka ndarë gjithashtu përshtypjet nga tubimi zgjedhor i mbajtur në Viti, ku sipas tij është ndjerë fuqishëm energjia dhe zëri i qytetarëve.
“Në tubimin zgjedhor në Viti, energjia, zëri i qytetarëve dhe besimi në ndryshim u ndjenë fuqishëm. Me Bedri Hamzën kryeministër, bashkë përpara për vendime të guximshme dhe një Kosovë që ecën më shpejt.”, ka shkruar kandidati i PDK-së.
Në një tjetër postim, ai ka raportuar për tubimin zgjedhor të mbajtur në Gjilan, duke theksuar entuziazmin dhe mobilizimin për fitore.
“Entuziazëm, besim dhe mobilizim për fitore sonte në Gjilan. Me Bedri Hamzën kryeministër për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar. Bashkë. Përpara.”, ka shkruar Reçica, duke përsëritur mbështetjen për platformën elektorale të PDK-së dhe kandidatin për kryeministër.