Ukraina dhe Portugalia ranë dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve detarë ukrainas, tha ndihmësi i presidentit ukrainas të shtunën.
“Ne vërtetuam se USV-të tona (Automjetet Sipërfaqësore Pa Pilot) funksionojnë në mënyrë perfekte kundër anijeve luftarake dhe nëndetëseve ruse.
Tani ato do të ndihmojnë Portugalinë të mbrojë Evropën nga deti”, tha Oleksandr Kamyshin në X, duke shkruar në anglisht.