Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi lidhur me mbështetjen politike në Malishevë, duke thënë se nuk ka asnjë befasi në këtë komunë.
“Nuk ka befasi në Malishevë, s’ka gjë të pamundur. Malisheva ka vendosur 103-shin dhe 130”, ka shkruar Kryeziu, duke nënkuptuar mbështetjen e qytetarëve për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj.