Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se zotimet kryesore të kësaj partie për zhvillim dhe mirëqenie tashmë u janë prezantuar qytetarëve.
Përmes një postimi, Hamza ka shkruar se programi dhe zotimet e PDK-së po shpërndahen drejtpërdrejt tek qytetarët, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët.
“Zotimet tona kryesore për zhvillim dhe mirëqenie tashmë në duart e qytetarëve. Bashkë në Ferizaj, përpara për Kosovën”, ka shkruar Hamza.
Ai ka theksuar se Ferizaj ishte një nga ndalesat e radhës në takimet me qytetarë, duke nënvizuar synimin për të ecur përpara drejt zhvillimit të Kosovës.