Kandidatja për deputete, Blerta Deliu, i ka reaguar Glauk Konjufcës, pasi gjatë një tubimi në Ferizaj ka thënë se do t’i “bëjmë tokë të zezë” partitë e tjera.
Deliu ka kujtuar paraqitjen e Konjufcës në një intervistë në Pressing të T7 të cilën e ka cilësuar si të butë dhe reflektuese.
Sipas Deliut, kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të VV-së.
Postimi i plotë:
Glauk Konjufca para pak ditësh në “Pressing” doli me ton të butë, me fjalë për reflektim dhe me qasje të re politike. Sot, i paska thënë një qytetari se “kemi me i bë tokë të zezë”.
Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të VV-së: një gjuhë për televizion, një tjetër për qytetarët. Këta nuk kanë reflektuar, vetëm kanë ndryshuar skenën.