Andin Hoti ka reaguar pas tubimit të mbajtur mbrëmë në Kastriot, të cilin e ka cilësuar si qendër energjetike të Kosovës dhe më gjerë. Përmes një postimi publik, Hoti ka falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
“Në tubimin e mbajtur mbrëmë në Kastriot, qendrën energjetike të Kosovës, dhe jo vetëm. Faleminderit për mikpritjen. Mos lëshoni pe për siguri dhe begati!”, ka shkruar Hoti.
Ai ka theksuar rëndësinë e angazhimit dhe qëndrueshmërisë në përpjekjet për siguri dhe mirëqenie, duke vlerësuar mbështetjen e qytetarëve të kësaj zone.