Sveçla në Merdare: U njoftuam për ngritjen dhe mobilizimin e plotë të kapaciteteve me rastin e ardhjes së mërgatës sonë

Prishtinë | 20 Dhj 2025 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me kryetarin e Podujevës kanë vizituar pikë kufitare në Merdare.

Sveçla tha se u njoftuan nga menaxhmenti policor i kësaj pike për ngritjen dhe mobilizimin e plotë të kapaciteteve me rastin e ardhjes së mërgatës.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin e Komunës së Besianës Shpejtim Bulliqi vizituam pikën kufitare në Merdare.

Nga menaxhmenti policor i kësaj pike u njoftuam për ngritjen dhe mobilizimin e plotë të kapaciteteve me rastin e ardhjes së mërgatës sonë. Me këtë rast, takuam edhe bashkatdhetarë që sapo kishin arritur në Kosovë.

Institucionet tona mbeten të përkushtuara për një pritje dinjitoze dhe për lehtësimin maksimal të qarkullimit kufitar për mërgatën tonë.

Të ngjashme