Vinicius Junior ka reaguar menjëherë pas mbrëmjes së tensionuar në “Santiago Bernabeu”, ku u zëvendësua dhe u shoqërua me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve.
Siç raporton Fabrizio Romano përmes “LiveHereWeGo”, sulmuesi brazilian ka dhënë sinjale të qarta në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes.
Fillimisht, Vinicius ka ndryshuar fotografinë e profilit në Instagram, duke hequr fanellën e Real Madridit dhe duke e zëvendësuar me atë të kombëtares së Brazilit. Një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka nxitur diskutime të shumta mes tifozëve dhe mediave.
Po ashtu, lojtari ka publikuar fotografi nga ndeshja e mbrëmjes, duke i shoqëruar ato vetëm me simbolin “…”, pa asnjë koment tjetër. Sipas raportimit, ky mesazh i shkurtër interpretohet si një reagim i heshtur ndaj situatës së krijuar në stadium dhe kritikave të marra.
Situata e Vinicius Junior vazhdon të ndiqet me vëmendje të madhe, ndërsa çdo veprim i tij në fushë dhe jashtë saj mbetet nën lupën e opinionit sportiv.