Gëzim Hazrolli: Ajo që më dallon nga kandidatët e tjerë nuk është zhurma është përgatitja

Prishtinë | 24 Dhj 2025 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Gëzim Hazrolli, ka theksuar se përgatitja profesionale dhe përvoja e gjatë në shërbim të vendit janë vlerat kryesore që e dallojnë nga kandidatët e tjerë në garën zgjedhore.

Hazrolli ka deklaruar se nuk vjen nga “fjalët e mëdha”, por nga vendime të vështira dhe përgjegjësi reale, të marra gjatë një jete të tërë shërbimi në terren dhe në uniformë.

“Nuk vij nga fjalët e mëdha, por nga vendimet e vështira. Jam formuar me shkollim serioz në institucione profesionale dhe, mbi të gjitha, nga një jetë e tërë në terren dhe në uniformë, në shërbim të atdheut. Kam marrë përgjegjësi kur pasojat ishin reale dhe vendimet nuk kishin kthim prapa. Ajo që më dallon nga kandidatët e tjerë nuk është zhurma — është përgatitja. Sot, këtë përvojë dua ta sjell aty ku merren vendimet për Kosovën — në Parlament — me qetësi, përgjegjësi dhe vizion afatgjatë. Nuk premtoj atë që nuk e di. Ofroj atë që kam ndërtuar gjatë gjithë jetës: përvojë, disiplinë dhe siguri në vendimmarrje. Mesazhi im është i qartë: Më 28 Dhjetor. Zgjidh shpresën. Zgjidh Kosovën. Me respekt, Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli. LDK – 123.Gëzim Hazrolli – 35″, shkroi ai.

Të ngjashme