Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Andin Hoti, ka vizituar fabrikën për prodhimin e lëngut të aronisë dhe produkteve të tjera “Aronica”, i cili theksoi se aronia është vlerë për shëndetin, ekonominë vendore dhe rritjen e eksportit.
Hoti theksoi se Vetëvendosje ka në qendër të politikave prodhimtarinë dhe bizneset, përmes mbështetjes financiare, kredive të lehtësuara dhe investimeve strategjike, duke nënvizuar se begatia ndërtohet me punë dhe prodhim vendor.