Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Gëzim Hazrolli, thotë se për të ky është një moment krenarie për t’i shërbyer vendit.
Ai njoftoi votuesit se numri i tij është 35 në listën e LDK-së.
“Të dashur qytetarë, bashkëluftëtarë, miq dhe votues të rinj, numri im është 35 në listën e LDK-së. Për mua, ky është një moment krenarie për të vazhduar shërbimin ndaj vendit, me përgjegjësi, me përvojë dhe me besim në të ardhmen. Mesazhi im është i qartë: Më 28 dhjetor. Zgjidh shpresën. Zgjidh Kosovën.
Me respekt, Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli”, tha ai.