Gërvalla: Pres nga komentuesit të më thonë se jam ministrja më e suksesshme, sepse i kam sjellë katër njohje

Prishtinë | 24 Dhj 2025 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, `ka thënë se ka meritat për katër njohjet e Kosovës në vitin 2025.

Ajo ka thënë se kritikohet si “ministre e dobët”, por katër njohje nuk i ka marrë Kosova brenda vitit që një dekadë.

“Si Donikë, si ministre e Punëve të Jashtme jam ballafaquar katër vjet të tëra, madje tash edhe pse janë bërë katër vjet, kolegët e tu hiç nuk hezitojnë nëpër media me dalë me thanë ministre e jashtme ma e dobëta, asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asgjë. Nuk është e vërtetë, katër njohje ka më shumë se një dekadë që nuk kanë ndodhur në një mandat qeveritar, prandaj unë pres nga po të njëjtët gazetarë, nga po të njëjtët komentues që kanë përsëritur vazhdimisht që unë qenkam ministrja më e dobët për shkak se s’ka pasur njohje prej tyre, pres që me thënë jam ministrja më e suksesshme, sepse i kam sjellë katër njohje”, tha Gërvalla në DPT te Fidani.

Të ngjashme