Kandidatja për deputete e PDK-së dhe nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku ka shkruar pas vdekjes së babait të Salih Mustafës, Jahja Mustafa.
Ajo ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, ku po gjykohet Cali, i cili nuk u lejua ta vizitoj babain e tij derisa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Baba i Calit ndërroi jetë pa pasur mundësinë që, për herë të fundit, t’ia shtrëngojë dorën të birit. Pa pasur mundësinë ta përqafojë, të çmallet, qoftë edhe për pak çaste, para se të largohej nga kjo botë. Calit iu mohua takimi i fundit me të atin”, ka thënë Çitaku.
Për Gjykatën Speciale, Çitaku ka thënë se kjo nuk është drejtësi e as njerëzi, ndërsa e ka quajtur “Gjykatë të turpshme”.