Hamza: Kosova është storie suksesi, por vitet e fundit ka pasur një keqqeverisje

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur se për 25 vjet, Kosova ka pasur shumë arritje.

Ai tha se Kosova nuk është shtet i dështuar, por është storie suksesi.

Mirëpo, Hamza u shpreh se viteve të fundit vendi ka pasur një keqqeverisje.

“Për 25 vjet në Kosovë ka shumë arritje. Kosova nuk është shtet i dështuar, Kosova është storje e suksesit, po viteve të fundit ka pasur një keqqeverisje, mirëpo nëse e shikojmë zhvillimin e Kosovës dhe i krahasojmë me vendet e regjionit, Kosova ka ecur. Ne kemi filluar jo nga zero, kemi filluar nga minus, edhe si shtet edhe si familje”, u shpreh ai në Klankosova.

Të ngjashme