Eksperti i sigurisë kibernetike, Halil Berisha ka shprehur shqetësimin në lidhje me një deklaratë të kreut të Inteligjencës Ushtarake Serbe, i cili paralajmëron serbët e Kosovës përmes grupeve parlamentare.
Berisha thotë se në këto grupe po tentohet të rritet ndjenja nacionaliste te serbët e Republikës së Kosovës, dhe ndër të tjera edhe jepet si opsion që Lista Serbe të votohet.
Postimi i plotë:
Kreu i Inteligjencës Ushtarake Serbe paralajmëron serbët e Kosovës pak para zgjedhjeve përmes grupeve në Telegram.
Në rrjetet sociale e grupet që shumë serbë përdorin, është duke u shpërndarë një deklaratë e Zoran Stojković.
Ani pse deklarata është e vjetër, ajo po paraqitet si e re, ku ai thotë se nuk ka vend në shërbim për njerëzit që nuk e kanë në zemër Kosovën dhe “Metohinë”, dhe përmend marrjen e Kosovës nga ushtria serbe.
Përmes këtyre po tentohet:
– Të rritet ndjenja nacionaliste te serbët e Kosovës.
– Të ju bëhet me dije se ata që sulmuan Banjskën (nënkryetari i Listës Serbe) janë të përgatitur nga shteti serb.
– Të paralajmërohen se në zgjedhje veç Lista Serbe duhet të jetë opsion për ta.
– Të shënjohen si tradhtarë ata që nuk e bëjnë këtë gjë.
Ky është shembull konkret i përdorimit nga Rusia e Serbia tashmë të modelit të njohur të kërcënimeve hibride.
Metodë manipulimi e ndikimi duke shfrytëzuar mjetet e reja të teknologjisë.
Analizë e mirë e kësaj pjese të luftës hibride, sidomos tash në kohë zgjedhjesh, e lexova edhe në artikullin e Radios Evropa e Lirë, që e gjeni në linkun në koment.