Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka ushtruar të drejten e tij për të votuar.
Në një postim në Facebook ai i ftoi qytetarët për të votuar.
“Sapo e përmbusha obligimin tim qytetar, andaj ju ftoj që sa më masivisht t’i bashkoheni këtij procesi demokratik dhe të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar, duke vendosur për drejtimin që Kosova do të ndjekë në katër vitet e ardhshme. Pjesëmarrja juaj është thelbësore për forcimin e demokracisë”, tha ai.