Ndërhyrja në votim-Prokuroria jep detaje për arrestimin e Steviq, njeriut të afërt me Radoiçiqin

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se personi i arrestuar M.S dyshohet se ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu i njëjti ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatën procesit të votimit.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Graçanicës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një person M.S., ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Ndërkohë, gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i njëjti është intervistuar nga organet komptente.  Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës, mbeten të përkushtuar në ruajtjen e rendit, dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lire dhe demokratik”, njofton Prokuroria.

Të ngjashme