KRU “Gjakova” SH.A – Gjakovë ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se është evidentuar një defekt në fshatin Brestovc, Njësia Prizren.
Sipas njoftimit, për shkak të nivelit të lartë të ujit në lumë, aktualisht nuk është e mundur ndërhyrja teknike, ndërsa ekipet do të veprojnë sapo të krijohen kushte të sigurta për punë.