Rafuna: Ia heq kapelën Shkëlqim Devollit për rikthimin e shpejtë të prodhimit në Comodita Home

Prishtinë | 12 Jan 2026 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar sot “Comodita Home”, ku ka rifilluar prodhimi vetëm pak ditë pas zjarrit që e kishte përfshirë këtë fabrikë javën e kaluar.

Rifillimi i punës në një afat kaq të shkurtër është vlerësuar si një sukses i madh për industrinë vendore dhe ekonominë e vendit.

Rafuna theksoi se rikthimi i shpejtë i prodhimit tregon përkushtimin e Shkëlqim Devollit, aksionarit të Devolli Corporation, ku bën pjesë edhe Comodita Home, të cilin e përgëzoi.

“Ky është lajmi ma i mirë për gjithë Kosovën, për ekonominë e Kosovës. Me të vërtetë duhet me ia heq kapelën z.Shkëlqim Devolli, që ka arritë në këtë periudhë kanë të shkurtë kohore ta rikthejë prodhimin dhe punëtorët të mos e ndjejnë ndaljen e prodhimit, ose uljen e eksportit. Uroj që të ecë e të shtohet prodhimi. I lus institucionet qendrore të krijojnë fonde, të qendrojnë afër biznesit. Çdo shtet lufton që ta shtojë eksportin.” – tha Rafuna për Klan Kosovën.

Të ngjashme