Krimi ndaj policit Lika: Pamjet nuk e qartësojnë kush janë personat që lëvizin, flet avokati i Belës

Prishtinë | 12 Jan 2026 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi ligjor i Rejhan Belës, i akuzuar për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, Admir Salihu ka bërë të ditur se kanë propozuar që disa pamje të trajtuara nga Prokuroria lidhur me këtë rast, të dërgohen jashtë vendit për analizë.

Sipas Salihut, në ato foto e video nuk tregohet qartë se kush janëpersonat e përfshirë dhe rrjedhimisht është e pamundur qartësimi i gjithë ngjarjes, transmeton Klankosova.tv

Në emisionin ‘Kosova Today’, avokati foli edhe për motive të mundshme që janë spekuluar për vrasjen e Likës.

“Motivi fetar ka ra, sepse provat po dalin se nuk ka motiv fetar. Atëherë  nëse ka ekzistu ndonjë vrasje për ruajtje të orati shoqëror, do të duhej të bindej opinioni dhe familja. Ka pasur spekulime…Janë çështje të përfolura, por nuk janë pjesë e letrave. Kjo është çështje e Prokurorisë. Në rastin, të cilin e përfaqësoj unë, një pjesë e provave janë të përjashtuara, sepse në mënyrë të paligjshme…sepse me lgij nuk mund të aplikohen.

Disa foto dhe video kemi propozu me u dërgu për analizë dhe ekzaminim jashtë Kosovës, në Gjermani apo Turki. Pamjet e njëjta janë. Agjencia e Forenzikës së Kosovës nuk ka dhënë një raport të saktë se kush janë personat në këto pamje”, tha Salihu.

Për këto pamje, gazetarja Blerta Ahmeti, e ka treguar edhe raportin e Forenzikës.

Ahmeti thotë se aty sqarohet se video-incizimet nuk kanë mundur të kjartësohen për shkak të cilësisë së dobët të kamerave, ndriçimit të ulët dhe lëvizjes së shpejt të personave, duke pamundësuar kështu qartësimin e personave apo gjetjen e ndonjë karakteristike të veçantë. 

Të ngjashme