Tërmkolli: Fenomeni i vjedhjes së votave ka qenë gjithmonë i shprehur në LDK

Prishtinë | 18 Jan 2026 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetë në LDK, e fitojnë ulësen në Kuvend me blerje votash.

Sipas Tërmkollit, ky fenomen ka qenë më i shprehuri në LDK së paku që 15 vjet dhe se një gjë të tillë ka thënë se e kishte rastisur edhe te votat e saj në vitin 2019.

“Ka kohë që kam shkruar se deputetët e LDK, një pjesë e madhe e tyre nuk bëhen deputet nga vota e qytetarëve por nga afërsia e tyre me shefat e partisë e bosat e hajnisë dhe me blerje votash! Ky fenomen ka qenë më i shprehuri në LDK së paku qe 15 vite, vjedhje dhe zhvendosje e votës nga një kandidat te tjetri, i preferuar i tyre. Me 2019 i zura në vjedhje masive të votave të mia në Fushë Kosovë, në Gjilan, në Podujevë, etj. Në Shtërpcë p,sh, ku lehtë dallohej vjedhja, nga gjithsej 300 vota të LDK kisha fituar mbi 250 nga të cilat 100 m’i kishin hequr, pra i kishin vjedhur, jo partitë tjera por njerëz të ashtuquajtur të LDK-s!”, ka shkruar Tërmkolli në faqen e saj në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se edhe në rast ankese “aty i kishin njerëzit e vet, bosat e hajnisë me petk politik!”.

Ish-deputetja e LDK-së ka shkruar tutje në reagimin e saj se vjedhja e votave për deputet brenda partisë qenka bërë fenomen edhe të subjektet e tjea politike.

Të ngjashme