Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nga Davosi i Zvicrës, ka hedhur fajin tek opozita sa i përket zgjedhjeve të reja, duke nënvizuar se mungesa e bashkëpunimit nga ana e opozitës, i solli zgjedhjet e reja dhe rezultatin e mirë për të, raporton Ekonomia Online.
“Para se gjithash, nuk shkuam në zgjedhje të reja pse donim. Ky nuk ishte qëllimi ynë por ishte pasojë e mungesës së bashkëpunimit me opozitën. Ne fituam në shkurt 42.3 për qind por nuk ishte e mjaftueshme. Provuam gjithçka. Provuam të takoheshim me një apo dy parti politike opozitare”, deklaroi ai në një bisedë më Rory Stewart në Davos të Zvicrës.
Kurti ka përmendur rastin e LDK-së nuk dëshironte takim fare me të si dhe ‘ambicien’ e Fatmir Limajt për postin e kryeparlamentarit derisa i kishte ‘vetëm tre deputetë’.
“Një nga to nuk donte të takoheshim, njëra nga to e dëshironte (postin) e kryeparlamentarit me vetëm tre deputetë. Pastaj, nuk e pranuan propozuan emrin tonë për kryeparlamentar megjithëse e zëvendësuam atë emër dhjetëra herë. Opozita sërish pas iu tha ‘jo’ të gjithëve. Mandej, unë zëvendësova emrin tim me zëvendësin tim në parti, Glauk Konjufca, i cili ishte kryeparlamentar dhe do të isha zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëmPrapë thanë jo”, tha Kurti.
Ai thotë se këto veprime sollën zgjedhjet e reja, për të cilat thotë, se ‘megjithëse nuk i dëshironte, ishte gati për to’.
“Kështu që, përgjatë vitit 2025, ishte e qartë për njerëzit, se nuk kishim një qeveri jo pse nuk fituam zgjedhjet por sepse askush nuk donte të bashkëpunonte me ne. Kështu që, mendoj se nëse do të doja zgjedhje të reja, njerëzit do të më ndëshkonin mua. Unë nuk doja zgjedhje të reja, por nëse zgjedhjet e reja ishin aty, më mirë të isha gati. Kështu që kishte pasoja nga mosbashkëpunimi i opozitës”, tha Kurti.