Profesori Enver Hasani, duke komentuar raportin mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, tha se problemi pse “ka tension mes kryeministrave është inferioriteti i Kurtit intelektualisht ndaj Ramës”.
Për të argumentuar këtë, Hasani përmendi qasjen e Ramës karshi Kurtit nëpër paraqitje publike.
“Kurti e ka ditur që në dy-tri mbledhje apo vizita pak më relaksuese që Rama e poshtëron dhe ia humb kredibilitetin. Ia mbyll sytë, tallet me të”, tha ai në Tëvë1.
Ai tha se jo vetëm Rama, por edhe udhëheqësit e tjerë të Shqipërisë si Fatos Nano e Sali Berisha, kanë ditur të përçojnë politikën ndërkombëtare të një kohe.
Hasani tha se Kurti në Kosovë “është shitur si i përndritur e i lexueshëm – ti mund të jesh i lexueshëm, por çka lexon është problemi – dhe e ka ditur që Edi Rama në paraqitjet publike ia jep dorën ose ia jep tjetrën dorë siç janë parë”.