Lekaj: Deri tani janë pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave

Prishtinë | 24 Jan 2026 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren Marcel Lekaj ka bërë të ditur se deri tani Gjykata Themelore e Prizrenit ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave.

Ai në një deklaratë për media bëri të ditur se Gjykata ka formuar një grup punues, ku janë caktuar 4 gjyqtarë kujdestarë për të pranuar dhe trajtuar kërkesat.

“Deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave. Në ora 14:00 është caktuar një seancë dëgjimore, në ora 15:00 seanca tjera e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Ju njoftoj se Gjykata ka formuar një grup punuese, janë caktuar 4 gjyqtarë kujdestarë që janë në orë të kujdestarisë për të pranuar kërkesat për caktim të masave të sigurisë, bashkëpunëtorë profesionalë dhe staf administrativ mbështetës të cilët do të jenë sot dhe nesër në kujdestari për trajtimin e kërkesave brenda afati kohor”, tha ai.

Sipas tij, deri tani nuk ka ndonjë pengesë procedurale.

Të ngjashme