Kjo është konfirmuar nga Learta Hollaj, shefe e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.
Ajo në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës tha se një takim i tillë pritet të ndodhë në ditët, javët në vijim.
“Konisderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme t’I njoftojmë në detaje për çdo gjë që kemi realizuar në fazën e përgatitjes, për çdo gjë që ka ndodhur në Davos dhe çdo gjë që duhet të bëjmë së bashku si hapa të mëtjutjeshëm”, deklaroi Hollaj.
“Edhe këto takime pritet të ndodhin në ditët në javët në vijim. Do të merrin njoftimin nga ne kur do të ndodhin këto”, shtoi ajo, njofton Klankosova.tv
19 shtete, përfshirë Kosovën kanë hedhur firmat e tyre për themelimin e Bordit të Paqes.