Policia ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë derisa ishte duke manipuluar me vinç ai ishte këputur dhe e ka lënduar një shtetas të Shqipërisë.Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar pas arrestimit.
“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS&SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Shkabaj, Obiliq 24.01.2026, 13:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke punuar afër një objekti i cili është duke u ndërtuar deri sa ishte duke vozitur kamionin kishte manipuluar në mënyrë të pa kontrolluar me vinç i njëjti iu kishte këputur kishte rënë dhe e kishte lënduar viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”