Lojtarët e Real Madridit e kanë marrë një ditë pushim nga trajneri Alvaro Arbeloa pas fitores 2-1 ndaj Rayo Vallecanos, dhe Vinicius Jr. e ka shfrytëzuar këtë kohë për të udhëtuar drejt Parisit.
Në kryeqytetin francez, ylli brazilian mori pjesë në eventin “NikeSKIMS”, një ngjarje promovuese që e shfaq bashkëpunimin midis Nike dhe markës së Kim Kardashian, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
Vini është njëri prej sportistëve ikonë të markës Nike, prandaj u ftua të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Gjatë eventit, Vinicius dhe Kim Kardashian pozuan për foto së bashku dhe u panë duke biseduar, duke e tërhequr vëmendjen e medias dhe të ndjekësve të tyre.
Braziliani gjithashtu ka shfaqur aktivitet në ekranet reklamuese të NFL-së dhe po përgatitet për t’u rikthyer në Santiago Bernabéu për ta dhënë kontributin e tij tek Real Madridi.