ZRRE takon Fondin Monetar Ndërkombëtar, diskutojnë shtrenjtimin e rrymës dhe projektet energjetike

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Zyrës së Rregulloratorit të Energjisë ka pritur në takimin Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku përmes një njoftimi në Facebook thuhet se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet kryesore në sektorin e energjisë elektrike, me fokus në procesin e liberalizimit të tregut, projektet energjetike dhe proceset rregullatore tarifore.

KESCO ka propozuar shtrenjtim të rrymës për 21.3%. Vendimi pritet të merret në mars, e tarifat e reja hyjnë në fuqi nga prilli.

“ZRRE prezantoi progresin e fazave të liberalizimit të tregut, duke theksuar se, pavarësisht sfidave dhe shtyrjeve, faza e parë po zbatohet me sukses dhe se procesi do të vazhdojë në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme, në përputhje me kornizën ligjore dhe parimet e tregut të hapur. Po ashtu, u diskutua për zhvillimin e projekteve të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe për investimet në rrjetin e transmisionit dhe shpërndarjes, me qëllim të integrimit të sigurt të këtyre kapaciteteve në sistemin elektroenergjetik. Në kuadër të shqyrtimeve tarifore, u trajtua ndikimi i kostove operative, vjetërsisë së rrjetit, humbjeve teknike dhe rënieve të blloqeve gjeneruese në tarifat e energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Tutje ZRRE ritheksoi rolin e saj si institucion i pavarur rregullator në garantimin e stabilitetit rregullator dhe sigurisë ligjore, si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve, si dhe përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Të ngjashme