Disa mijëra trupa indoneziane pritet të dislokohen në Rripin e Gazës në javët në vijim, sipas televizionit publik izraelit, “Kan TV”.
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk iu përgjigj kërkesave për koment rreth kësaj çështjeje, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Ushtarët indonezianë do të ishin anëtarët e parë të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit që arrijnë në Gaza. Nuk ka ende datë të caktuar për hyrjen e tyre në enklavë.
Sipas raportit të transmetuesit publik izraelit, këto forca do të vendosen në juglindje të qytetit Rafah. Zyrat dhe këndi I banimit do të ndërtohen për këta ushtarë në javët në vijim.
Në nëntor, ministri i Mbrojtjes i Indonezisë kishte thënë se vendi i tij kishte trajnuar deri në 20.000 ushtarë për të marrë detyra që lidhen me shëndetësinë dhe ndërtimin.
Një zyrtar indonezian u tha gazetarëve se presidenti Prabowo Subianto është ftuar për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes në Uashington më 19 shkurt, por ende nuk ka vendosur nëse do të udhëtojë drejt kryeqytetit amerikan.