Skiatorja kosovare, Kiana Kryeziu sërish pa fat në Milano-Cortina 2026

Prishtinë | 15 Shk 2026 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Skiatorja kosovare Kiana Kryeziu mori pjesë për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, por përsëri nuk arriti të përfundojë garën.

Në slallomin e madh, Kryeziu doli nga shtegu, duke e lënë pa përfunduar këtë përballje të rëndësishme.

Kosovarja do të ketë një mundësi tjetër për të treguar aftësitë e saj në slallomin, i cili zhvillohet të mërkurën, dhe tifozët presin me padurim rikthimin e saj në pistë.

Të ngjashme