Hulumtuesi i Instituti i Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka kërkuar ndryshim të dispozitave ligjore për trajtimin e pensioneve të veteranëve, duke theksuar se aktualisht ekziston trajtim i pabarabartë mes veteranëve në sektorin publik dhe privat.
Sipas tij, përkundër deklarimeve publike për vlerësimin e kontributit të veteranëve, nevojiten veprime konkrete institucionale për eliminimin e dallimeve aktuale në përfitime në Kosovë.
“Ka pasur shumë fjalë të mira dje për veteranët. Por, fjalët nuk mjaftojnë, duhen vepra. Sot, shteti i trajton veteranët në mënyrë të pabarabartë: Veteranët në sektorin publik nuk e përfitojnë pensionin e veteranit. Vetëm ata në sektorin privat e gëzojnë këtë të drejtë. E njëjta luftë, i njëjti kontribut, trajtim i ndryshëm. Zgjidhja është e thjeshtë: Ndryshohet një dispozitë e Ligjit për Veteranët dhe hiqet kjo padrejtësi”, ka theksuar ai.
Ai ka bërë thirrje që përmes nismës legjislative institucionale ose përmes peticionit qytetar, çështja të dërgohet për shqyrtim në Kuvendi i Republikës së Kosovës, me synim sigurimin e trajtimit të barabartë për të gjithë veteranët.