Arrestohet në Jarinje shtetasi serb, i ofroi 50 euro ryshfet policit

Prishtinë | 20 Shk 2026 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Jarinje, nën dyshimin se i njëjti i ka dhënë ryshfet prej 50 euro një zyrtari policor.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij rëndon vepra penale “Dhënie ryshfeti”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që i njëjti në Pikë Kalim Kufitar ka ofruar 50 € ryshfet zyrtarit policor.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme