Ka dështuar të mbahet takimi i 286-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) pasi që të pranishëm ishin vetëm katër anëtarë, raporton Ekonomia Online.
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj ka treguar edhe se Milot Krasniqi mungoi për arsye shëndetësore.
“Para se me konstatu prezencën e anëtarëve, duhet të ju njoftoj që dje unë dhe anëtarët e Këshillit e kemi marrë një njoftim nga anëtari i Këshillit Milot Krasniqi do të mungojë në këtë mbledhje për arsye shëndetësore. Përmbajtjen e njoftimit e keni që të gjithë. Për mbajtjen e takimit apo kuorumin janë të nevojshëm pesë anëtarë, dhe duke marrë parasysh që prezenca është vetëm e katër anëtarëve dhe nuk është plotësuar kuorumi me këtë nuk ka kushte për t\u zhvilluar takimi. Për këtë arsye me këtë rast mbyll dhe takimin e sotëm”, tha ai.