Bashkimi Evropian po e analizon me kujdes vendimin e Gjykatës Supreme të ShBA-së për të rrëzuar tarifat e Trump, dhe do të vazhdojë të mbështesë tarifat e ulëta, tha një zëdhënës i BE-së.
“Ne e marrim parasysh vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së dhe po e analizojmë atë me kujdes. Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me Administratën Amerikane, ndërsa kërkojmë qartësi mbi hapat që ata synojnë të ndërmarrin në përgjigje të këtij vendimi”, tha zëdhënësi, raporton Reuters.
“Bizneset në të dyja anët e Atlantikut varen nga stabiliteti dhe parashikueshmëria në marrëdhëniet tregtare. Prandaj, ne vazhdojmë të mbështesim tarifat e ulëta dhe të punojmë drejt uljes së tyre”, shtoi zëdhënësi.