Chelsea ka mbyllur ndeshjen me Burnleyn vetëm me barazim, duke pësuar golin në sekondat e fundit të takimit.
Të kaltrit e Londrës ishin duke avancuar që nga minuta e katërt me golin e Joao Pedros, mirëpo kartoni i kuq në minutën e 72-të ua vështirësoi takimin.
Flemming ishte golashënuesi i takimit që ia pamundësoi Chelseat pikët e plota.
Me këtë barazim Chelsea është në pozitën e katërt me 45 pikë, aq sa ka Manchester Unitedi në pozitën e pestë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.