Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar sot për takimet që i pati me kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomatin Glauk Konjufca.
Sorensen deklaroi se diskutimet, me dyshen qeveritare, u përqendruan në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e ri të Jashtëm, Glauk Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane” ka shkruar ai në X.