Kosova apo Shqipëria bëri më shumë për ish-krerët e UÇK-së? Spiropali: Ne nuk jemi në garë

Prishtinë | 25 Shk 2026 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në përgjigjen e saj në lidhje se kush bëri më shumë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, Kosova apo Shqipëria, theksoi se nuk po bëhet një garë për të mbrojtur më shumë të drejtat, por të harmoziojnë qëndrimet kombëtare mbi luftën e UÇK-së.

Ajo ka uruar që Gjykata Speciale t’i përgjigjet thirrjes për drejtësi dhe jo thirrjes së prokurorëve.

““Ne nuk jemi në një garë se kush apo cili i ka mbrojtur më shumë të drejtat, por jemi pa diskutim në një test të koordinimit tonë, të harmonizimit të qëndrimit tonë sa i takon jo vetëm drejtësisë ndërkombëtare në Hagë, por edhe qëndrimit tonë kombëtar mbi luftën e UÇK-së, mbi legjitimitetin e asaj lufte dhe mbi të drejtën e këtij populli për të mbrojtur me forcë të drejtën ndërkombëtare në nivelet më të larta. Këtë e kemi bërë, këtë do ta bëjmë dhe uroj shumë që gjykatësit në Hagë t’i përgjigjen thirrjes së drejtësisë dhe jo thirrjes së prokurorëve, të cilët ne gjykojmë në këtë fazë, por edhe vijimësisht duke ndjekur procesin e gjykimit në Hagë, nuk i kanë bërë drejtësi me pretendimin e tyre”, tha ajo.

Të ngjashme